Dy xhudistet nga Kosova Distria Kransiqi dhe Nora Gjakova po marrin pjesë në turneun Masters në Goungzhou të Kinës.
Dy xhudistet kanë arritur të kalojnë në finale, ku do të shpërblehen me medalje, mirëpo do të tentojnë t’i marrin të artat.
Ndërsa xhudisti Akil Gjakova është eliminuar në ballafaqimin e dytë kundër xhudistit nga Koreja e Jugut, An Changrim në kategorinë -73 kg.
Nora e Distria në finale do të përballen me xhudistet nga Japonia.
Në këtë garë pjesëmarrës janë vetëm 16 xhudistët më të mirë prej secilës kategori.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/distria-krasniqi-e-nora-gjakova-i-sigurojne-kosoves-medalje-ne-kine-605800/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright