DISTRIA KRASNIQI FANTASTIKE – siguron medalje olimpike, lufton për të artën

Distria Krasniqi ka arritur në finale në Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’ në xhudo në kategorinë deri në -52 kilogramë, ku do të luftojë për medaljen e artë.

Marketing

Në gjysmëfinale Distria u përball me xhudisten italiane Odette Giuffrida.

Xhudistja nga Kosova deri tani ka marrë tri fitore të jashtëzakonshme në tre meçe.

Fillimisht Krasniqi arriti të marr një fitore me ippon ndaj xhudistes nga Indonezia, Maryam March Maharani e vlefshme për 52 kilogramë për vetëm 39 sekonda.

Ndërkohë në çerekfinale Krasniqi fitoi sërish me ippon ndaj xhudistes nga Izraeli, Gafen Primo, Brenda një minute.

Gjysmëfinalja tjetër është mes Diyora Keldiyorova dhe Amandine Buchard.