Ballina Sport Distria Krasniqi fiton medaljen e artë

Distria Krasniqi fiton medaljen e artë

Distria Krasniqi ka shtuar një tjetër medalje të artë në kabinetin e saj, pas triumfit në Grand Slam Tblisi.

Marketing

Në luftë për këtë medalje ajo mposhti me Ippon në finale xhudisten hungareze, Reka Pupp, përcjell lajmi.net.

Distria ishte e jashtëzakonshme sot, duke treguar performanca të larta në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Ndërkaq, në rrugëtimin e saj deri te medalja e artë, Krasniqi në raundin e parë e kaloi pa luftë, më pas mposhti xhudisten nga Brazili, Maria Taba.

Në çerekfinale, Distria fitoi kundër holandezes, Noami Krevel, kurse në gjysmëfinale mposhti xhudisten franceze, Astride Gneto.

Ndërsa në finale ajo arriti ta mposht edhe xhudisten Reka Pupp.

Marketing
Exit mobile version