Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka triumfuar në ndeshjen e saj të parë në Grand Prix në Zagreb të Kroacisë ndaj garueses nga Qipro, Asvesta Sofia.
Në kategorinë e 52 kilogramëve kampionia Olimpike, Distria Krasniqi, u tregua shumë e fortë ndaj Sofias, të cilën pa shumë vështirësi e mposhti.
Krasniqi tani në fazën tjetër do të përballet me xhudisten zvicerane, Binta Ndiaye, e cila fitoi kundër Hessah Almelaiki.
Derisa garuesja tjetër kosovare, Flaka Loxha, në kategorinë e 57 kilogramëve do të ndeshet kundër xhudistes nga Kazakistani, Bakyt Kussakbayeva.