Ballina Aktuale Distria Krasniqi, siguron medaljen e artë të dytë për Kosovën

Distria Krasniqi, siguron medaljen e artë të dytë për Kosovën

Distria Krasniqi është fituese e medalajes së artë në xhudo në Lojrat Olimpike “Tokio 2020”, në kategorinë deri më 48 kg, pasi që në finale mundi japonezen Funa Tonaki.

Marketing

Krasniqi ia doli që me vazari në 30 sekondat e fundit që të sigurojë medaljen e dytë të artë për Kosovën, pasi që një gjë të tillë e arriti Majlinda Kelmendi në Lojrat Olimpike në Rio de Zhaneiro në vitin 2016.

Në vendin e tretë u ndalën Munkhabat nga Mongolia dhe Bilodid nga Ukraina. Në rrugën deri te medalja e artë, Distria Krasniqi triumfoi në duelet e para ndaj xhudistes kineze, Lin Çen Hao dhe brazilianen, Gabriela Çibana.

Exit mobile version