Dita botërore e turizmit, Bekteshi Masat e Qeverisë kanë dhënë rezultate, sezoni turistik- i suksesshëm

“Turizmi në të gjithë botën ishte një nga industritë më të prekura nga pandemia Covid 19 në dy vitet e fundit, por fokusi kryesor i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes Ministrisë së Ekonomisë si institucion kompetent për zhvillimin e turizmit ishte ta mbështeste këtë sektor me masa dhe aktivitete konkrete. Nga të gjitha përllogaritjet këtë vit, kemi arritur rezultatet e pritura. Sezoni turistik ishte i suksesshëm, deklaroi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në fjalimin e tij me rastin e Ditës botërore të turizmit 2021, e cila tradicionalisht festohet nga Ministria e Ekonomisë çdo vit.
“Duke pasur parasysh numrin e turistëve dhe qëndrimet gjatë natës, mund të themi se masat që janë zbatuar kanë dhënë rezultate të dukshme. Sipas statistikave të fundit, në periudhën janar – korrik 2021, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i turistëve u rrit me 56.6%. Në të njëjtën periudhë, janë regjistruar pothuajse 320 mijë turistë në vend të cilënt kanë realizuar mbi një milion qëndrime gjatë natës. Projektet kryesore që kontribuan në rritjen e numrit të turistëve ishin Fushata PUSHIME NË VEND dhe VAUÇERAT PËR TURIZËM VENDOR, ndërsa për turistët e huaj VULA E SIGURISË(safe travel stamp) “tha ministri Bekteshi.
Ai kujtoi se sektorët e turizmit dhe hotelerisë gjithashtu u mbështetën këtë vit me grante direkte nga Qeveria në mënyrë që të tejkalohet kjo krizë dhe të riparohen pasojat nga pandemia.
“Mund të përmbledhim se kemi pasur një sezon të suksesshëm falë politikave dhe masave të miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në konsultim dhe bashkëpunim me sektorin privat,” tha Bekteshi.
Në fjalimin e tij, Ministri përcolli moton e këtij viti të Organizatës Botërore të Turizmit për Ditën Botërore të Turizmit, e cila është si vijon “Turizmi për rritje gjithëpërfshirëse” dhe theksoi se kjo është një mundësi për të shikuar përtej statistikës për turizmin dhe për të pranuar se, pas çdo shifre, qëndron një njeri.
Për këtë arsye ne si Ministri e Ekonomisë presim nga përfaqësuesit e pranishëm të odave dhe shoqatave propozime dhe masa konkrete për rritje gjithëpërfshirëse dhe zhvillim të turizmit në vendin tonë në periudhën pas-kovidit me qëllim që të tejkalohen të gjitha sfidat, ceku kështu ministri më tej gjatë fjalimit.

Marketing

Bekteshi uroi të gjithë përfaqësuesit e sektorit të turizmit dhe hotelierisë në vend për Ditën Botërore të Turizmit, 27 Shtatorin dhe u uroi atyre punë të suksesshme dhe një vit të frytshëm.