Ballina Aktuale Dita e dytë e Epopesë së UÇK-së, Prekazi pret vizitorë nga të...

Dita e dytë e Epopesë së UÇK-së, Prekazi pret vizitorë nga të gjitha trojet shqiptare

Qindra qytetarë të shpërndarë në cepa të ndryshme të kompleksit “Adem Jashari”, po kujtonin sakrificat e kësaj familje.

Marketing

Me emocione e i etur për t’i treguar të birit historinë erdhi nga Presheva.

Ndonëse djali i Betim Salihut nuk ishte gjallë, kërkon që edhe pas 24 vite nga rënies heroike e 55 anëtarëve të familjes Jashari në Prekaz historia të mos harrohet.

Fillimi i marsit është muaji ku historia thërret qytetarët e saj në një nga vatrat e rezistencës kundër armikut.

Fillimi i marsit është muaji ku historia thërret qytetarët e saj në një nga vatrat e rezistencës kundër armikut.

Mu për këtë arsye, Arsim Muja nga Vitia si shumë qytetarë të tjerë vizitojnë rregullisht vendin që mbanë vulën e lirisë.

I mbështjellë me flamurin e SHBA-së, Muja thekson se kjo datë për të është histori me vete.

Madje gjatë së dielës ku kishte shumë vizitor nuk munguan as recitimet.

Almir Saliuku, autori i këtij monologu ka një mesazh për qytetarët e Kosovës.

Marketing
Exit mobile version