Ballina Lajme Botë Dita e dytë e Samitit, liderët e BE-së përqendrohen në “temat e...

Dita e dytë e Samitit, liderët e BE-së përqendrohen në “temat e nxehta”

Dita e parë e Samitit të liderëve të BE-së përfundoi disa minuta para orës 2, pas mesnate. Zëdhënësi i Këshillit Evropian njoftoi për konkluzionet e arritura mes liderëve por nuk përmendi as edhe një fjalë për çështjen e Shkupit dhe Tiranës. Madje sipas tij, sot, në ditën e dytë të Samitit nuk do të diskutohet aspak për zgjerimin.

Marketing

Pas arritjes së ujdisë për një marrëveshje të re për Brexit-in, liderët e Bashkimit Evropian (BE) do të takohen përsëri për të diskutuar çështjet e nxehta, si buxheti i bllokut dhe ndryshimet klimatike.

Sot nuk pritet ndonjë vendim lidhur me buxhetin e ardhshëm afatgjatë të bllokuar për periudhën 2021-2027, një temë edhe më e nxehtë se Brexit-i.

Liderët do të përpiqen të gjejnë një kompromis që kënaq vendet në favor të shpenzimeve minimale. Debatet do të zhvillohen në mes atyre që argumentojnë se buxheti së paku duhet të ruhet në nivelin aktual dhe të tjerët që luftojnë për rritje të shpenzimeve për të kompensuar largimin e planifikuar të Britanisë së Madhe.

Sa i përket klimës, Këshilli do të vazhdojë bisedimet për synimet e saj për një Evropë me klimë neutrale deri në vitin 2050, ndërsa udhëheqësit gjithashtu do të diskutojnë axhendën e përparësive të përcaktuara nga presidentja e sapo zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen.

Marketing
Exit mobile version