Dita e dytë të grevës! SAShK: Po rritet numri i grevistëve, por edhe i presioneve

“Dita e dytë e grevës së Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë. Gjimnazi “Rade Jovçevski-Korçagin” është ndër të paktët që punojnë. Nga nxënësit mësojmë se po mbajnë mësime. Nga SAShK-u thonë se kjo shkollë punon, pasi nuk kanë anëtarë në Sindikatë“, raporton Aleksandra Velinova,
gazetare TV21.

Marketing

-Po, kemi. Gjithçka po zhvillohet në mënyrë të rregullt.
-Nuk kishte asnjë ndërprerje?
-Jo. Nuk ka ndërprerje, të gjithë profesorët i mbajnë mësimet.

-Ne, për fat të keq sot kemi mësim.
-Pse për fat të keq?
-Të gjithë të tjetër nuk mbajnë orë, kurse vetëm ne, vetëm Korçagini për fat të keq ka mësim. Kjo nuk është e drejtë.
-Kjo do të thotë se i përkrahni profesorit në kërkesën e tyre për rritje të rrogave?
-Mendojmë se meritojnë rroga më të larta. Jo të gjithë, por disa po. Nuk meritojnë të gjithë.

“Çerdhja “Orce Nikollov” në Shkup është një nga çerdhet ku procesi edukativ dhe i përkujdesjes po zhvillohet në mënyrë të pandërprerë me edukatorët që punojnë në këtë kopsht për fëmijë, pasi shumica e të punësuarve nuk janë anëtarë të Sindikatës. Por, edhe ata që janë anëtarë, kanë vendosur të mos lejojnë që për fëmijët të kujdesen edukatorë të tjerë, por këtë ta bëjnë vetë ata edhe gjatë grevës”, theksoi raporton Aleksandra Velinova, gazetare TV21.

Në ditën e dytë të grevës së SAShK-ut, po rritet numri i grevistëve, por shtohen edhe presionet nga ana e drejtorëve ndaj të punësuarve dhe edukatorëve që të vazhdojnë t’i kryejnë detyrat e tyre pune, thonë nga kjo sindikatë. Mësimdhënësit shpresojnë se së shpejti do të arrihet zgjidhje për problemin, duke thënë se janë të gatshëm t’i kompensojnë orët e humbura. Theksojnë se gjatë pandemisë është rritur edhe vëllimi i punës.

-Ka presione, ku drejtorët individualisht po tentojnë t’i bindin kolegët që janë në grevë, duke u thirrur në nevojën e nxënësve për praninë e mësimdhënësve. Ne i respektojmë nxënësit, por edhe ne duam respekt.

-Dinjiteti mbi të gjitha, drejtësia dhe të vlerësohet puna jonë.

-Mendoj se shumë shpejt do të ketë marrëveshje dhe se do të zgjidhen të gjitha çështjet.

-Përveç mësimdhënësve që shkonim me prani fizike, kishim nxënës që mësonin online. Kjo do të thotë se puna e mësimdhënësit ishte dyfishuar në mënyrë që t’i përmbushim detyrat tona të punës.

Kërkesa e Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë parasheh që me rritjen e pagës minimale të ketë edhe rritje graduale të rrogave në arsim edhe atë për 18,4%. Për momentin, rroga e mësimdhënësve është rreth 24.000 denarë.