Dita e Eksodit: Rrëfimet e personazheve që i treguan botës për vuajtjen e shqiptarëve gjatë luftës (VIDEO)

Sot shënohet 23-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni.

Marketing

Por, e gjithë bota ktheu sytë kah Kosova teksa mediat publikonin përmes imazheve e historive personale që shfaqnin dhimbjen e vuajtjen e madhe të popullit.

Dhimbja edhe tek 23 vjet pas luftës është shumë e madhe për mijëra familje kosovare, veçse ndër imazhe që tregonin vuajtjen që përjetonin janë disa personazhe krejtësisht unike që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të qëndrojnë në memorien tonë kolektive.

Disa prej personazheve që u bënë simbol i mediave ndërkombëtare gjatë kohës së luftës në Kosovë, i patën rrëfyer historitë e tyre të dhimbshme, për Klan Kosova.

Më poshtë janë rrëfimet e Xajë Mustafës, Sherife Lutës, Agim Shalës e Pranvera Halilajt që janë shpalosur mw 2017.

Kronika është realizuar nga gazetari Rilind Matoshi.

Marketing