Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka shpërndarë një fotografi nga godina e Ministrisë, e cila është ndriçuar me ngjyrë të kaltër për nder të Ditës së NATO-s.
“Në prag të ditës së NATO-s, së bashku me institucionet tjera qeveritare e ndriçuam ndërtesën e MPJ-së me ngjyrat e Aleancës, me qëllim shënimin e 73 vjetorit të themelimit të NATO-s. Së bashku me 29 aleatët e tjerë qëndrojmë të bashkuar dhe të vendosur në përcaktimin për ruajtjen e sigurisë euroatlantike, veçanërisht në kontekst të sfidave aktuale të sigurisë. Si aleat kredibil i NATO-s, mbetemi të përkushtuar në krijimin e vendimeve domethënëse dhe angazhohemi për mbrojtje të paqes, sigurisë, lirisë dhe prosperitetit demokratik”, shkruan Osmani.