Dita e parë e hapjes, ja bilanci i Italisë

Italia ka regjistruar 195 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit, për një total prej 29.079 humbje jetësh.

Marketing

Po ashtu, vendi fqinj ka regjistruar 1221 raste të reja infektimi për një total prej 211.938 infeksionesh.

Sakaq, sot, pas më shumë se dy muajsh karantinë të përforcuar, italianët filluan të dalin dhe të rinisin disa nga aktivitetet e munguara. Më shumë se 4 milionë persona u rikthyen në vendet e punës. Po, ashtu ata mund të dalin lirisht në rajonin e tyre, të vizitojnë të afërmit apo të shkojnë në parqe.

Kryeministri Conte iu bëri thirrje qytetarëve që të mos e shpërdorojnë progresin e arritur duke neglizhuar kontrollet e higjienës dhe duke lejuar infeksionet e reja.

Marketing