Sot shënuam 7-të Majin, Ditën e policisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Disiplina e të gjithë pjesëtarëve të MPB-së në realizimin e detyrave dhe obligimeve në ballafaqimin me armikun e padukshëm – pandeminë COVID-19 dhe posaçërisht në ruajtjen e jetës së njerëzve si një vlerë kryesore e çdo shoqërie, është një tregues kredibil për uniformat tona blu.
Si zëvendësministër i brendshëm që nga marrja e mandatit jam angazhuar plotësisht për të përmirësuar edhe më tepër pozitën e shqiptarëve në këtë institucion, pasi që këtë e garanton edhe Ligji dhe Kushtetuta.