Dita e tretë e debatit kuvendor për propozim-buxhetin për vitin 2021

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe sot do të vazhdojë debati për propozim-buxhetin plotësues për vitin 2021. Kjo është dita e tretë e debatit. Debati në seancë plenare zgjat më së shumti pesë ditë pune.

Marketing

Pjesë e propozim buxhetit që gjendet para deputetëve janë edhe 18 amendamente që janë pranuar gjatë debatit në komisionin për financim dhe buxhet.

Propozim buxheti plotësues sipas ministrit të financave, Fatmir Besimi është real dhe mjetet janë dedikuar atje ku do të japin rezultate dhe efekt më të madh.