Dj Arbi, kosovari i famshëm që arriti të përformojë në klubet më të njohura botërore!

Bëhet fjalë për Dj-in kosovarë Dj Arbi i cili ka arritur të përformojë në klubet me të njohura botërore konkretisht zvicerrane!

Marketing

Kishte filluar herët të ketë dashni për muzikën hip hop dhe pas shumë kohë dashurie për këtë zhanër arriti të sjellë frymën hip-hop në klubet më të frekuentuara Zvicerrane!

Tanimë dj Arbi ka arritur të krijoj rrethin e tij dhe fansat të cilët e përkrahin dhe e mbështesin në çdo përformancë të tij! Dj Arbi ka realizuar projekte shumë të suksesshme me të cilat përformonë në mbrëmje të ndryshme kur shpreson që se shpejti të jetë prezent dhe në trojet shqiptare dhe ta ndezë atmosferën njejtë si ne Europë!

Se çfarë e bënë të veçantë dj Arbin ai u përgjigj me humor duke thënë se veçantia e tij është dashuria dhe vullneti për artin dhe muzikën ndërsa asgjë nuk është e vështirë nëse zemra e donë dhe e pasionon atë prandaj ndihem shumë mirë kur bëj muzikë dhe kur ndodhem pranë fansave dhe atyre që e pëlqejnë muzikën time!

Përveç shumë artistëve shqiptarë me të cilët dj Arbi ka kontakte si psh: Dj Blunt, Ledri Vula, 2 Ton, Lumi B, Ermal Fejzullahu vlenë të veçohen bashkëpunimet me famë botërore ku Dj i famshëm shqiptarë dj Arbi ka arritur të ketë bashkëpunim dhe me artistët me famë botërore si: Mobb Deep, The Game, Fat Joe.

Pas shumë sukseseve të treguara në tregun e huaj dj Arbi shpreson qe përvojën dhe suksesin e tij ta sjellë në vendlindjen e tij dhe ta bëjë karrierën në Kosovë!

Marketing