Ish-drejtori i spitalit të Tetovës, Florin Besimi i akuzuar për djegien e spitalit modular në Tetovë sot deklaroi se ka dëshmi të pakontestueshme për pafajësinë e tij.
Pas anulimit të seancës për të dytën herë, Besimi tha se shpreson që e njëjta të fillon më parë.
“Me faktet të cilët do të vërtetohen do të dëshmoj pafajësinë time për këtë ngjarje tragjike. Për këtë ka dëshmi të pakontestueshme të cilat gjatë procesit gjyqësorë do t’i shpalosim. Andaj shpresoj se së shpejti do të fillojë ky proces gjyqësor dhe do të mbarojë”, tha Besimi.
Të akuzuar për rastin e djegies së spitalit modular në Tetovë janë Florin Besimi, Artan Etemi dhe Boban Vuçevski.,
Seanca e ardhshme për djegien e spitalit modular në Tetovë do të zhvillohet me 8 nëntor.