Djegia e veturës së Grubit, Bujar Osmani: Akti i neveritshëm

 

Ka reaguar edhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani për djegien e automjetit të Artan Grubit duke e quajtur atë edhe si fyerje ndaj vlerave tona demokratike dhe strukturës së shoqërisë sonë.

Marketing

“Jam i indinjuar me lajmin e aktit të neveritshëm –djegien e automjetit të zv.kryeministrit Grubi. Ky akt i urryer dhune nuk është vetëm një sulm ndaj një kolegu të respektuar, por një fyerje ndaj vlerave tona demokratike dhe strukturës së shoqërisë sonë” ka thënë Osmani.

Osmani u shpreh se e them këtë, jo vetëm si ministër, por si qytetar i shqetësuar, për të dënuar ashpër këtë akt zjarrvënieje. Dhuna nuk ka vend në një shoqëri të civilizuar dhe veprime të tilla nuk mund të justifikohen kurrë.

“I bëj thirrje autoriteteve të kryejnë një hetim të plotë për të zbardhur të vërtetën që qëndron pas këtij incidenti dhe për të sjellë menjëherë përgjegjësit para drejtësisë” deklaroi Osmani . Duhet të ketë përgjegjësi sipas tij për veprime të tilla që kërcënojnë sigurinë dhe integritetin e institucioneve tona demokratike.” Ne jemi një shoqëri e ndërtuar mbi parimet e paqes, tolerancës dhe respektit për njëri-tjetrin. Forca jonë qëndron në unitetin tonë dhe së bashku, ne mund të kapërcejmë çdo sfidë që na del përpara” është shprehur Osmani.