Djersitja e tepërt në fytyrë, çfarë është kjo sëmundje dhe si trajtohet

Djersitja e tepruar e fytyrës, e njohur si hiperhidroza është një problem mjaft i bezdisshëm.
Zbuloni cilat janë shkaqet dhe mjetet më efektive, që gjithmonë të keni një fytyrë të freskët dhe të ndiheni të qetë në çdo situatë.

Marketing

Çfarë është hiperhidroza e fytyrës?
Djersitja e tepërt e fytyrës ose hiperhidroza e fytyrës, është një sëmundje që prek rreth 5% të popullsisë së rritur. Edhe pse djersitja është një mekanizëm plotësisht normal, të cilin trupi ynë e vë në funksion për të ulur temperaturën dhe për të hequr qafe toksinat, tek disa njerëz kjo dukuri është jashtëzakonisht e theksuar.

Djersitja e tepërt quhet hiperhidrozë. Nëse ky fenomen prek më shumë fytyrën quhet hiperhidroza e fytyrës. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për të gjithë trupin, apo vetëm zonën e fytyrës, djersitja e tepërt, veçanërisht për femrat, është një problem domethënës që krijon shumë siklet. Kushdo që vuan në një mënyrë më të theksuar, has edhe vështirësi në aplikimin e kozmetikës.

Cilat janë shkaqet e djersitjes së tepërt të fytyrës?
Trupi ynë ka rreth katër milion gjëndra djerse, të cilat ndahen në dy kategori, në varësi të zonës në të cilën ndodhen. Ato janë gjëndra djerse që gjenden në fytyrë, thembrat e këmbëve dhe pëllëmbëve të duarve dhe gjithashtu nën sqetull. Ato prodhojnë një djersë pa erë; gjëndra apokrine, që gjenden në zonën e ijëve, sqetullat dhe në aureolat e gjirit. Për dallim nga gjëndrat ekcrine, apokrinat reagojnë si ndaj stimujve hormonal ashtu edhe atyre nervor.

Të dy llojet e gjëndrave të djersës, në kushte ankthi, stresi, emocione të forta, keqtrajtimi fizik ose përpjekja fizike prodhojnë më shumë djersë, sepse ato janë në një gjendje të stimulimit të tepërt. Konsumimi i tepërt i alkoolit dhe kafeinës gjithashtu mund të shkaktojë hiperhidrozë. Gratë në menopauzë, njerëzit me mbipeshë dhe adoleshentët janë tri kategoritë e njerëzve që, më shumë se të tjerët, rrezikojnë të vuajnë nga hiperhidroza e fytyrës.

Për fat të mirë, ekzistojnë disa zgjidhje, përfshirë operacionin, për të korrigjuar problemin e hiperhidrozës. Një dietë e pasur me ushqime të yndyrshme dhe pikante, me një konsum të tepruar të alkoolit ose kafeinës mund të shkaktojë hiperhidrozë, prandaj është më mirë të kufizoni pijet alkoolike dhe kafenë dhe të hani mirë, nëse dëshironi të shmangni fytyrën tuaj gjithnjë të djersitur; aplikoni një krem fytyre rezistent ndaj djersës. Ashtu si deodoranti i sqetullës, edhe kremrat kundër djersës në fytyrë krijojnë një pengesë që parandalon ngjyrosjen e lëkurës, duke rregulluar natyrshëm prodhimin e djersës;etj.

Marketing