“Do ta mbaj mend gjithë jetën”, Anxhela Peristeri flet pas performancës në Eurovision

Përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurovision 2021”, Anxhela Peristeri ka shkëlqyer në skenën e finales së këtij festivali muzikor.

Marketing

Kënga e saj “Karma” ka marrë ovacione të shumta nga publiku, ndërsa vetë Peristeri ka folur pas performancës së saj duke thënë se është mjaftë e lumtur.

“Jam shumë e lumtur. Ndihem e mërzitur që nesër nuk do të jem më duke performuar në këtë skenë të mrekullueshme. Do ta mbaj mend gjithë jetën time“, u shpreh këngëtarja, pas performancës së saj.