Do të formohet agjenci për tërheqjen e investimeve të huaja në vendet e “Ballkanit të hapur”

Do të formohet Agjenci për tërheqjen e investimeve të huaja në vendet e iniciativës Ballkani i Hapur. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ai i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot kanë realizuar takim online në kuadër të iniciativë Ballkani i Hapur.

Marketing

Nga kabineti i Kovaçevskit njoftojnë se temë e mbledhjes së përbashkët ka qenë furnizimi me ushqim dhe energji në kohë krize si dhe përgatitja për ballafaqim të përbashkët në rast të zjarreve si pasojë e motit për këtë verë.

“Udhëheqësit ranë dakord për krijimin e grupeve të përziera të punës ndërmjet resorëve, për temat e krizës dhe me qëllim krijimin e një agjencie të përbashkët për tërheqjen e investimeve të huaja në Ballkanin e Hapur”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Qeverisë.