Ballina Sport Do të luante sot kundër Fiorentinës, UEFA pezullon për doping polakun që...

Do të luante sot kundër Fiorentinës, UEFA pezullon për doping polakun që mposhti Shqipërinë

Bartosz Salamon, futbollist i kombëtares së Polonisë (titullar në ndeshjen e fundit të Shqipërisë, në Varshavë), është pezulluar nga UEFA për tre muaj.

Marketing

Ka qenë vetë klubi i Lech Poznanit, ku luan lojtari, që e ka publikuar lajmin në faqen zyrtare.

Bartosz Salamon ka rezultuar pozitiv në testin antidoping të kryer pas ndeshjes së kthimit të 1/8-ve të finaleve të Europa Conference League kundër Djurgarden. Lojtari nuk do të luajë në ndeshjen çerekfinale kundër Fiorentinës.

Bartosz Salamon mori informacion për rezultatin pozitiv të testit antidoping më 4 prill. Prania e klortalidonit, një diuretik i përfshirë në listën e substancave të ndaluara, u zbulua në trupin e tij.

Të martën, klubi kërkoi një test të mostrës B.

Mbrojtësi i kampionëve polakë ka thënë në një deklaratë se është befasuar nga ky rezultat i testit. Në të njëjtën kohë, ai shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me të gjitha autoritetet përkatëse.

Klubi shprehu mbështetjen e tij për lojtarin dhe në të njëjtën kohë caktoi një komision të posaçëm për të sqaruar situatën.

Deri më tani, lojtari nuk ishte pezulluar. Ai luajti në derbin e së shtunës me Warta Poznań (2-0) dhe po përgatitej për një përplasje historike me Fiorentinën në çerekfinale të Conference League.

Pikërisht në ditën e përballjes me skuadrën italiane, UEFA njoftoi pezullimin e Salamonit për tre muaj, duke e penguar kështu që të luajë në ndeshjen e sotme

Marketing
Exit mobile version