Ballina Aktuale Do të ndahet nga burri me probleme mendore, vjehrri kërkon t’ja çojë...

Do të ndahet nga burri me probleme mendore, vjehrri kërkon t’ja çojë fëmijët në jetimore

Është 28 vjeç dhe është nëna e dy fëmijëve.

Marketing

Ajo ndodhet sot në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në Neës24, pasi e ka të pamundur të zgjidhë problemet që po has me familjen e saj.

Amarda Kasaj ka më shumë se tre muaj që kërkon të divorcohet nga bashkëshorti saj Luan Kasaj. Ky i fundit ka probleme me shëndetin mendor. Ata lidhen kurorë para 9 vitesh dhe kanë dy fëmijë bashkë, vajzën 8 vjeç dhe djalin 6 vjeç, sipas Armandës. Babai i fëmijëve të saj ka pësuar një aksident para martese dhe kjo i ka sjellë probleme të shumta me shëndetin.

Në kohën që mblesi hyri për të bashkuar këtë çift, nuk i ka treguar të vërtetën e sëmundjes. Nëna e fëmijëve tregon se para se të martohej dinte vetëm që Luani kishte pësuar një aksident dhe kishte probleme të vogla, që mjekët po e kuronin dhe shëndeti i tij nuk do të kishte probleme serioze në të ardhmen por ndodhi krejt e kundërta. Ajo tregon se me kalimin e kohës Luani jo vetëm që nuk u shërua por u përkeqësua nga shëndeti mendor.

Kjo e ka detyruar të shkojë drejt divorcit që ende se ka kryer për shkak të disa keqkuptimeve mes palëve dhe gjyqtarit që kishte çështjen.

Problemi më i madh janë fëmijët, të cilët janë të mitur dhe aktualisht jetojnë me nënën e tyre tek gjyshërit në kushte jo të mira ekonomike.

“Kam vënë më shumë në siklet familjen. Çdo dhimbje timen e përjeton dhe familja, kjo më rëndon shumë. Nuk di çfarë t’iu them fëmijëve”, tha Armanda.

Ndërsa nëna e Armandës tregoi më tej se vajza e saj është në rrezik dhe është e sëmurë, ndaj i duhet të bëjë disa analiza por se nuk kanë mundësi t’i përballojnë.

“Jeta e Amardës dhe dy fëmijëve është në rrezik. Unë nuk mund të them më shumë. Na kanë thënë të bëjmë analizat por nuk kemi para”, tregoi nëna e saj.

Vetë Armanda tha se i vetmi ngushëllim janë fëmijët. Djali më thotë ‘mami mos u mërzit se çdo gjë do rregullohet. Do rritem unë e do punoj’, ose i thotë gjyshes ma jep prokurën të iki me mamin jashtë vendit, pa i thënë unë”, tregoi Armanda.

Por ish-vjehrri i Armandës në një lidhje telefonike ka kërkuar që fëmijët të shkojnë në jetimore pasi djali i tij Luani nuk është në gjendje t’i rrisë dhe të kujdeset për ta, ndërsa nëna është e papunë.

“Ajo do martohet dhe fëmijët nuk i mban dot. Më mirë të shkojnë në jetimore”, tha ish-vjehrri.

Por pavarësisht kësaj Armanda nuk pranon në asnjë mënyrë që fëmijët të shkojnë në institucion dhe kërkon nga gjykata t’i jap të drejtën e fëmijëve.

Në fund të emisionit një zonjë që jetonte në Itali është ofruar për të ndihmuar Armandën për ta ndjekur nga ana shëndetësore në Romë./News24

Marketing
Exit mobile version