Do të ndryshohen emrat e dy garazheve në kate në Shkup

Gjatë javës së ardhshme në Këshillin e Qytetit të Shkupit këshilltarët do të debatojnë për propozimin e riemërimit të garazheve në kate “Falanga e Maqedonisë” dhe “Todor Aleksandrov”.

Marketing

Sipas propozimit të Qytetit të Shkupit, garazhi “Falanga e Maqedonisë” që gjendet në rrugën “Shën Cirili dhe Metodi” në afërsi të qendrës tregtare “Ramstor” do të quhet “26 Korriku”.

Riemërimi do të bëhet me rastin e 55 vjetorit të tërmetit të Shkupit, si dhe për ruajtjen e historisë së qytetit. Garazhi “Todor Aleksandrov”, është i vendosur në rrugën “Dame Gruev”, propozohet të riemërohet në “Beko” për shkak ruajtjes së toponimit urban i cili e ka origjinën nga ish-shtëpia e mallit “Beko”.

Marketing