Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit dje u konfiskuan tetë orë dore me vlerë prej 240.862 denarë. Orët u zbuluan tek një shtetas maqedonas që kishte ardhur nga Australia.
– Pasagjeri zgjodhi kanalin e gjelbër, ku kalojnë pasagjerët që nuk kanë asgjë për të deklaruar. Kur u pyet nëse kishte diçka për të deklaruar, ai u përgjigj se nuk kishte asgjë për të deklaruar, por gjatë kontrollit doganor në bagazhin e tij u gjetën orët e padeklaruara: një orë dore “Rado” dhe shtatë orë dore “Elit” – njoftoi sot Dogana.
Kundër personit është paraqitur një kallëzim për mosrespektim të rregullores doganore.