Dogana zbuloi kontrabandim të mallrave të ndryshme

Drejtoria doganore gjatë javës së fundit ka zbuluar shumë përpjekje për kontrabandim të mallrave të ndryshme, me ç’rast janë konfiskuar marihuanë, cigare, veshmbathje, parfume dhe të tjera.

Marketing

Në Aeroportin Internacional të Shkupit, nëpunësit doganor dje kanë zbuluar dhe parandaluar kontrabandim të tre kilogramëve marihuanë.

Gjatë kontrollit detajor të bagazhit të një shtetasi francez, i cili ka pasur për qëllim të udhëtojë për në Paris, në bagazhin e tij janë gjetur 30 steka cigare, ndërsa në valixhe 19 steka cigare dhe tre pako të mbushura me një materie të panjohur me prejardhje bimore.

Pas ndërmarrjes së rastit nga ana e inspektorëve të Repartit për Hetime pranë Drejtorisë Doganore, e me urdhër të prokurorit publik, materia e panjohur bimore menjëherë është dorëzuar për ekspertizë me të cilën është konfirmuar se bëhet fjalë për marihuanë.

Nëpunësit doganor në shumë raste kanë parandaluar shumë përpjekje për kontrabandim të mallrave të ndryshëm, me ç’rast përkohësisht janë mbajtur veshmbathje, çanta, portofolë, pjesë për automjete motorike, parfumë, ujë tualeti, celularë dhe prodhime kishtare.

Janë mbajtur 205 copë të veshmbathjes femërore dhe 102 shtesa, të zbuluara në tre raste të ndara, gjatë kontrollit të tre automobilave të Maqedonisë të drejtuara nga shtetas të Maqedonisë, të paraqitura për hyrje në shtet në vendkalimin kufitar Bogorodicë.

Në dy raste të ndara nga ana e ekipeve mobile doganore, gjatë kontrollit të dy automobilave nga Maqedonia, të drejtuara nga shtetas të Maqedonisë, të deklaruar për hyrje në shtet në vendkalimin kufitar Bogorodicë janë zbuluar 47 pjesë të ndryshme për motoçikleta dhe automobilë.

Gjatë kontrollit të një kamioni nga Bosnja e Hercegovina, të drejtuar nga një shtetas boshnjak, i deklaruar për hyrje në shtet në vendkalimin kufitar Dojran, nëpunësit doganor kanë zbuluar 26 pjesë të prodhimeve të ndryshme kishtare (llambadarë të murit, kryqe, kuti zbukurimi, rafte dekorative prej druri dhe një komplet për kungim).

Produktet e padeklaruara, të gjetura në një pjesë të veçantë dhe mbi pjesën e epërme të ulëses në kabinë, si dhe në kutinë për vendosje të paletave, janë mbajtur përkohësisht, ndërsa kundër shoferit do të parashtrohet procedurë adekuate.

Marketing