Doktorët që përfolen për Tetovën?!

Në vigjilie të zgjedhjeve lokale që do të mbahen këtë vit është ndezur fushata para kohe ndërsa tek të gjithë subjektet politike kanë filluar të përfliten edhe emrat e mundshëm që pritet të jenë kandidatët kryesorë në garën për kreun e komunave informon Tetovasot.

Marketing

Por në këtë garë të nxehtë është sërish Tetova epiqendra kryesore si njëri ndër qytetet më të mëdha dhe të rëndësishëm për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Për të kapur “peshkun”, liderët e partive kanë nisur të kalkulojnë me mjekët, pasi ata janë më të kapshëm për të mbledhur vota. Në vijë të kësaj çdo parti ka nga një kandidat ,ndoshta edhe dy të tillë mjekë për tu futur në garë për Tetovën përcjellë Tetovasot.

Florim Besimi ,drejtor aktual i Spitalit të Tetovës është një nga mjekët që përfolet nga BDI-ja,ndërsa kandidat tjetër nga BDI-ja është edhe Valon Asani.

Nga ASh-ja janë Vullnet Ferati dhe Bekim Tateshi.

Nga BESA është Skender Saidi dhe nga PDSH-ja përfolet Sadi Bexheti ,ish kryetar i Komunës së Tetovës.

Në këtë garë të nxehtë për qytetin kryesorë të Tetovës pritet poashtu të ketë edhe koalicione mes partive kryesore ndërsa përflitet se do të ketë edhe kandidatë të pavarur .Tetovasot