I veshur me kravatën e tij të preferuar, Dr. A. William Frankland, i ulur në kolltukun e tij ngjyrë bezhë, tregon një histori jete që edhe producentët e Hollivudit e ëndërrojnë.
Ai lindi si binjak në vitin 1912, filloi Universitetin e Mjekësisë në vitet 1930 dhe mbajti një post ushtarak në Singapor gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas luftës, Frankland u kthye në Angli dhe studioi pranë Alexander Fleming, njeriu që zbuloi penicilinën. U bë një alergiolog i mirë dhe zhvilloi një sistem të numërimit të poleneve për t’i ndihmuar njerëzit të kuptonin se ç’lloj agjentesh u shkaktonin alergji.
E gjithë kjo ndodhi në vitet 1950 dhe në nderim, Klinika e Alergjisë në Spitalin e Shën Marisë në Londër mori emrin e tij. Në momentin që spitali mori emrin e tij, doktor Frankland do të kalojë edhe gjysmë shekulli karrierë në fushën e mjekësisë.
Në moshën 106-vjeçare Frankland bën vizita me pacientë dhe kontribuon me artikuj në botime revistash shkencore. Ai e dashuron leximin e revistave mjekësore dhe ende vazhdon të kontribuojë në fushën ku gjithashtu ishte pionier. Doktor Franland thotë se rënia e aftësive mendore me kalimin e kohës ka si shkaktar kryesor frikën e kalimit të moshës.
Por, kjo nuk do të thotë se kjo frikë është e pashmangshme. Mbajtja e mendjes aktive dhe e angazhuar deri në fund të jetës mund të ndihmojë në gjenerimin e qelizave të reja të trurit dhe lidhjeve nervore. Në vitin 2015, në moshën 103-vjeçare, Frankland mori si çmim Urdhrin e Mbretërisë Britanike për kontributin e tij të rëndësishëm në fushën e kërkimit të alergjive.