Ballina Lajme Botë Doktori sirian akuzohet për krime ndaj njerëzimit në Gjermani

Doktori sirian akuzohet për krime ndaj njerëzimit në Gjermani

Një mjek sirian është akuzuar në Gjermani me krime kundër njerëzimit për torturimin e njerëzve në spitalet ushtarake në vendin e tij dhe për vrasjen e njërit prej tyre, thanë prokurorët federalë gjermanë.

Marketing

Zyra e prokurorit federal në Karlsruhe ka deklaruar se Alla Mousa, i cili erdhi në Gjermani në vitin 2015 dhe praktikoi medicinën para se të arrestohej vitin e kaluar, ishte akuzuar për 18 pika të akuzës për torturimin e njerëzve në spitale ushtarake në qytetet siriane të Homsit dhe Damaskut.

Pretendimet përfshijnë edhe akuzën se Mousa provoi t’i prishte pjellorinë njerëzve, raporton Guardian.

Akuza federale e ngarkon atë me vrasje, lëndime të rënda trupore e kështu me radhë.

Prokurorët thanë që pas nisjes së kryengritjes kundër presidentit sirian Bashar al-Assad në vitin 2011, protestuesit ishin arrestuar dhe torturuar në mënyrë frekuente.

Marketing
Exit mobile version