Një avokat i Mike Pence zbuloi rreth një duzinë dokumentesh të klasifikuara në shtëpinë e ish-zëvendëspresidentit në Indiana.
Zbulimi i raportuar pason një seri zbulimesh të tilla në pronat e lidhura të presidentit amerikan, Joe Biden.
Ashtu si në rastin e zbulimeve të Bidenit – të cilat gjithashtu lidheshin me kohën e tij si zëvendëspresident gjatë presidencës së Barack Obamas nga viti 2009 deri në 2017 – dokumentet e zbuluara në shtëpinë e Pence iu dorëzuan FBI-së, raporton theguardian.
Presidentit, të cilit Pence i shërbeu si zëvendëspresident nga viti 2017 deri në vitin 2021, Donald Trump, është gjithashtu nën hetimin e Departamentit të Drejtësisë për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara.
Megjithatë, u zbulua se Trump kishte mbajtur shumë më tepër se Biden dhe Pence gjersa ka penguar përpjekjet për t’i rimarrë ato. Rezidenca e Trump në Mar-a-Lago në Florida u bastis nga FBI-ja.
Këshilltarë të posaçëm janë caktuar për të hetuar Bidenin dhe Trumpin mbi mbajtjen e të dhënave të tilla.
Republikanët në Kongres i kanë përdorur zbulimet në një zyrë të Bidenit dhe shtëpinë e tij në Delaware për t’i bërë presion presidentit, duke pretenduar se zëvendëspresidentët nuk kanë fuqinë për të deklasifikuar të dhënat.
CNN vuri në dukje se Pence “ka thënë në mënyrë të përsëritur se nuk kishte ndonjë dokument të klasifikuar në posedim”.