DONART SADIKU – Shqiponja nga Malësia e Thatë e Gostivarit fluturon drejtë Spanjës!

Shqiponja nga Malësia e Thatë e Gostivarit fluturon drejtë Spanjës!

Marketing

Donart Sadiku, talenti 12 vjeçar nga Sërmnova e Gostivarit, mahnit trajnerët e Real Madridit!

Nga data 11.06.2018 deri 15.06.2018 në Shkup u zhvillua Real Madrid Campus Experience fudboll, nga të cilët Donarti merr kualifikimin e ndër më të mirëve, të cilit tani më i është dorëzuar edhe ftesa për kontrollin e radhës dhe që do mbahet në muajn Janar të vitit të ardhëm.

Donarti si më i dalluari në fushë, shkathtësia dhe talenti sportiv i tij, nga trajnerët, kontrolluesit profesional, të RealMadridit zgjidhet emër ndër më të dalluarit, si posedues i topit në fushë, me pasime të sakta në mesfushë dhe si sulmues i shkëlqyer.

Por, kush është Donart Sadiku-Doni?
I lindur në fshatin Sërmnovë, ky i ri 12 vjeçar shkëlqen në KF “Gostivari“, në ekipin e gjeneratës 2005. Tre vitet e fundit Donarti vlerësohet lartë nga trajnerët e KF “Gostivari“ si golashënuesi më i mirë.

Donart Sadiku falë fizikut që ka dhe falë angazhimit në punën që benë, gjithherë në përkrahje të parezervë të prindërve dhe familjes që ka, premton shumë, gjë e cila u vërtetua edhe në eventin sportiv në futboll të organizuar nga Real Madrid Campus Experience dhe e kontrolluar nga trajner eminent të sportit Europian dhe atij Botëror.

Për sukseset e Donartit, në rrugëtimin e tij janë të interesuar të gjithë sportëdashët në Gostivar, me në krye trajnerët e KF “Gostivari“ dhe familjarët e vetë. Ne urojmë për suksese Donin!

Të priftë e mbara!

Shkup, 15.06.2018, Luan Veliu

Marketing