Dorëheqja e qeverisë së Libanit “e pashmangshme”

ipas një burimi nga kabineti i kryeministrisë libaneze, dorëheqja e qeverisë së kryeministrit Hassan Diab është bërë “e pashmangshme”, raporton Anadolu Agency (AA).

Marketing

“Kryeministri synon të ofrojë dorëheqjen e qeverisë së tij”, tha për AA burimi në kushte anonimiteti pasi nuk ishte i autorizuar të flasë me media.

Ministri libanez i Komunikimit dhe Teknologjisë së Informacionit, Talal Hawat dhe ministri për Zhvendosje, Ghada Chreim, në mbledhjen e kabinetit po ashtu theksuan se dorëheqja e qeverisë është bërë “e pashmangshme”.

“Nëse qeveria nuk dorëheqet, unë do të jap”, tha Hawat.

Sot, ministrja e Drejtësisë, Marie-Claude Najm, dha dorëheqje, duke shënuar dorëheqjen e tretë të qeverisë midis zemërimit të publikut për shpërthimin e javës së kaluar në Portin e Bejrutit.

Të dielën, ministri i Informacionit, Manal Abdel-Samad dhe ministri i Mjedisit, Damianos Kattar, dhanë dorëheqje. Gjashtë ligjvënës gjithashtu kanë dhënë dorëheqje nga parlamenti 128 anëtarësh në protestën mbi shpërthimin.

Të martën e kaluar, një shpërthim tronditi Portin e Bejrutit pasi morën flakë rezerva të lëna pas dore me 2.750 tonë nitrat amoniumi të ruajtur në një depo.

Shpërthimi, që sipas shkallës Rihter u regjistruara me 3.5 ballë, shkatërroi ndërtesat me milje në distancë. Të paktën 158 persona humbën jetën, rreth 6 mijë u plagosën dhe rreth 300 mijë kanë mbetur të pastrehë.

Libani ishte tashmë në krizë, i stërmbushur me probleme të rënda financiare dhe ekonomike, si dhe korrupsion të thellë.

Protestuesit kanë dalë në rrugë me demonstrata të dhunshme anti-qeveritare për dy netët të fundit, duke sulmuar ndërtesat zyrtare.