Dorëheqjet e drejtorëve në Shkodër, PD: Rama po spastron administratën

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të drejtorëve rajonalë në Shkodër për t’u dorëhequr në bllok. Dega e Partisë Demokratike në Shkodër e ka cilësuar kërkesën e kryeministrit Rama drejtuar drejtorëve rajonalë si një akt totalisht antiligjor dhe në shkelje flagrante të Kushtetutës, Statusit të Nëpunësit Civil dhe Kodit të Punës. Për demokratët kryeministri po vendos PS Shkodër, në administrimin e Tom Doshit, personit të shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndaj edhe fillimisht ka zgjedhur t’i spastrojë “fushën” duke i lënë në dorë të gjitha drejtoritë rajonale në Shkodër. PD e cilëson lëvizjen e Edi Ramës si tentativë për t’u hedhur “hi syve” shkodranëve. “Është një përpjekje e dështuar për të tërhequr vëmendjen nga skandali i Shkodrës, ku me 30 qershor kandidoi një të inkriminuar, ashtu siç bëri me Vorën dhe me bashki të tjera që do të evidentohen në ditët në vijim”, thuhet në reagimin e demokratëve.

Marketing
Marketing