Dorëhiqet këshilltari i Trumpit, Bill Shine

Bill Shine, drejtori i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë dhe ish-drejtues i “Fox News”, dha dorëheqjen, njoftoi sot ekzekutivi amerikan.

Marketing

“Bill Shine i dorëzoi dorëheqjen presidentit dje në mbrëmje”, njoftoi Sarah Sanders, zëdhënësja e Donald Trump.

“Bill vazhdon të mbështesë presidentin Trump dhe programin e tij dhe do të ketë funksionet e këshilltarit në fushatën presidenciale 2020 për rizgjedhjen”, shtoi ajo.

Marketing