Dorëhiqet ministrja e qeverisë “Rama”, letra drejtuar kryeministrit

Është dorëhequr nga detyra e ministres për Sipërmarrjen, Edona Bilali. Vendimin e saj Bilali ia ka komunikuar kryeministrit Edi Rama nëpërmjet një letre.

Marketing

Ajo shkruan sipas “Balkan Web”,se vendimi për t’u larguar nga detyra e ministres ka ardhur aryse personale. Më tej, Bilali shpreh mirënjohjen për besimin që iu dha në detyrën e saj, teksa thekson mbështetjen e saj për kabinetin socialistë.

Letra drejtuar kryeministrit

Duke falënderuar qeverinë dhe kryeministrin për besimin e dhënë në punën time si ministre në këto ditët e qeverisëse. “Ka qenë një eksperiencë, mjaft mbresëlënëse periudha në krye te ministrise. Arsyet janë tërësisht personale. Si një qytetare e përgjegjshme, nuk mund të ja lejoja vetes këtë vendim në një moment tjetër. Gjej rastin që të shpreh mirënjohje e falenderim për Partinë Socialiste dhe kryeministrit për aftësitë e mia duke më bërë pjesë e kësaj mazhorance. Ka qenë nder e privilegi të isha pjesë e këtij kabineti qeveritar.

Kjo vendimmarrje e imja nuk e vë aspak në besim bindjen time tek ky kabinet qeveritar per seriozitetin që kanë marrë kundrejt shqiptarëve për të përmbushur premtimet e bëra. Më vjen keq nëse kam zhgënjyer ndokënd me këtë vendim por të qenit ministre kërkon angazhim dhe kohë. Eksperienca që pata edhe në fushatën elektorale është mbresëlënëse edhe rezultatit të arritur. Në çdo rast të gjitha angazhimet e mia publike janë mirëkuptuar dhe i falenderoj për këtë.