Ballina Sport Dortmund do të fitojë më shumë para nëse humb finalen e Champions

Dortmund do të fitojë më shumë para nëse humb finalen e Champions

“Bild” ka zbuluar paradoksin me të cilin do të përballet Borussia Dortmund në prag të finales së madhe të Champions League, që do ta luajë kundër Real Madrid: klubi gjerman do të fitojë më shumë të ardhura nëse do ta humbasë finalen e Wembley.

Marketing

Mund të duket e çuditshme, por arsyeja është Jude Bellingham. Nëse Real Madrid shpallet kampion Europe më 1 qershor, Borussia do të marrë 25 milionë euro bonus, sipas marrëveshjes që ka bërë me Realin kur shiti mesfushorin anglez te klubi spanjoll. Nëse i shtojmë këtyre edhe 15 milionë eurot që UEFA i jep vendit të dytë, totali shkon në 35 milionë euro.

Situata e çuditshme, Dortmund do të fitojë më shumë

Nga ana tjetër, nëse Borussia Dortmund fiton ndaj Real Madrid, do të merrte vetëm 20 milionë eurot që i jep UEFA kampionit të Champions League, pa bonusin e Realit. Kështu që, Borussia do të merrte më shumë të ardhura nëse e humb finalen e madhe.

Exit mobile version