Dortmundi mposht Slavian, Genku ndal Napolin

Borussia Dortmund ka marrë fitoren e parë këtë sezon në Ligën e Kampionëve duke e mundur 0-2 Slavia Pragën në udhëtim, ndërsa në ndeshjen tjetër të zhvilluar në këtë orar, Genku ka bërë befasinë, duke barazuar 0-0 me Napolin.

Marketing

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të ditës së sotme në Ligën e Kampionëve.

Borussia Dortmund ka marrë pikë të rëndësishme në Çeki, duke mposhtur 0-2 Slavia Pragën, në ndeshjen e vlefshme për grupin F.

Ishte Archaf Hakimi që shënoi të dy golat për Dortmundin në këtë përballje.
Në anën tjetër, befasia ka ndodhur në Belgjikë, ku Genk ka ndalur në barazim 0-0 Napolin, sfidën e grupit E.

Marketing