Intelektualët e Bashkimit Demokratik për Integrim, janë vlerë e shtuar e vizioni nacional të kësaj partie, e vizioni euro-atlantik, e vizionit të barazisë së shqiptarëve, shtetformues dhe në shërbim të kauzave nacionale.
BDI duke qenë e formësuar si karakter dhe lëvizje e mirëfilltë e shqiptarëve në Maqedoni, do të ketë themeluesit e vet të cilët hoqën uniformën dhe i dolën ballas çështjeve jetike të shqiptarëve.
E fuqizuar nga ama e përjetshme e fuqisë së një vizioni mbetet qytetari prandaj kudo jetonin shqiptarët, ia dhanë besimin për gati dy decenie.
Besimi u shpagua me tërë kapacitetin që dispononin shqiptarët, me të arritura të jashtëzakonshme, krahasuar me gjendjen para luftës së UÇK-së. Madje të paimagjinueshme.
Kjo forcë, me vite u rritë por edhe kalit, u shtri në terren por edhe aftësua të çoj përpara kauzat të cilat nuk kishin qenë në agjenda para vitit 2000.
Armata që iu bashkua vizionit të BDI-së, ishte e sypatrembur përball sfidave, ishte e aftësuar me arsimin cilësor e me taban kombëtar, e impenjuar në të gjithë problematikën e jetës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Kësaj armate, nga rinia e hershme, iu bashkua një emër i veçantë për rininë e këtij vendi, ai ishte Dr. Bujar Osmani.
Por, kush është Dr. Bujar Osmani?
Dr. Bujar Osmani lindi më 11 shtator 1979 në Shkup, diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup më 2004 dhe përfundoi një pjesë të specializimit të tij në Angli. Nga viti 2012 mban titullin Kirurg specialist, ndërsa ka doktoruar në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup më 2019.
Dr. Bujar Osmani ka potencuar se beson fuqishëm se Republika e Maqedonisë së Veriut lidh fuqishëm zhvillimin, sigurinë dhe prosperitetin e saj me anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe vazhdimisht e dëshmon aspiratën e tij për t’u bashkuar me strukturat euroatlantike.
Ai beson se anëtarësimi në BE si prioriteti strategjik i shtetit dhe forca kryesore shtytëse për angazhimin për të punuar shumë dhe me përkushtim të plotë, për demokratizimin e mëtejshëm të vendit dhe shoqërisë sonë.
Përvojën e tij si mjek e filloi në vitin 2004 si Doktor i Mjekësisë në Klinikën Universitare për Sëmundjet Kirurgjikale “Shën Naum Ohridski” në Shkup.
Po atë vit ai mbajti ligjërata në Shkollën e mesme të mjekësisë “Dr. Pançe Karagjozov” në Shkup.
Në vitin 2008, u emërua ministër i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë dhe e kreu këtë funksion deri në vitin 2011.
Që nga viti 2011 është kirurg specialist në Klinikën Universitare të Kirurgjisë digjestive – Shkup.
Në vitin 2011, gjithashtu u emërua Sekretar i komunikimit me publikun, gjatë presidencës së Bashkimit Demokratik për Integrim. Nga qershori i vitit 2017, është emëruar zv. kryeministër përgjegjës për çështjet evropiane.
Kjo karrierë e jashtëzakonshme, është dëshmi e një personaliteti që suksesin e determinon nga angazhimi, puna e palodhshme dhe ndershmëria. Bujar Osmani, është një nga kuadrat më të shquara të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, për shumë arsye.
Ai shkencën e lidhi me interesin e shqiptarëve, duke ju pri proceseve në angazhimet që i mori nga besimi i votës, nga besimi i elektoratit, duke u shquar me angazhim të pashoq dhe bashkëpunues.
Motivet e tij, për të qenë i suksesshëm, burojnë nga profili i tij i jashtëzakonshëm si ekspert i mjekësisë, i arsimuar në qendrat prestigjoze shëndetësore, duke ia shtuar poentën e interesit të tij për gjendjen e shqiptarëve, ngritjen e cilësisë së jetës së tyre, nxitjen e kapaciteteve të reja tek të rinjtë shqiptar, për të qenë në ballë të sfidave që presin shqiptarët e posaçërisht rininë.
Ai konfirmoi se përkushtimi nuk bëhet me hove apo çështja kombëtare është çështje sezonale. Ai i mbeti besnik vizionit të BDI-së duke e çuar përpara me arritje të reja, në skenën ndërkombëtare, në skenën e politikës superiore në nivelin evropian.
Kjo përvojë e Dr. Bujar Osmanit, do t’i hapte horizontet e reja, për të dëshmuar profilin e politikanit shqiptar, të aftë, të guximshëm dhe plot kreativitet.
Ai do të jetë përgjegjës për procesin integrues me Bashkimin Evropian që rezultoi me sukses të plotë, ai, i qëndron besnik edhe kontributit për integrim në NATO, ideale këto tashmë të realizuara nga shqiptarët.
Kuadri i BDI-së, si Dr. Bujar Osmani, tejkalon kufijtë e profilit të politikanit të një shteti, duke e ngritur në nivel të kombit dhe më gjerë, për angazhimin në synimet e interesit shtetëror e nacional, interesit dhe vizionit të BDI-së, për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Politikani si Dr. Bujar Osmani, tashmë, është vlerë e dëshmuar dhe rikonfirmuar në BDI, me energjinë e tij, dijen dhe kreativitetin, premton shumë se e ardhmja e shqiptarëve, me udhëheqës të tillë, është e ndritur.
Redaksia www.infoalb.mk