Dr. Florin Besimi: BDI mban fjalën, Koha për Kryeministrin shqiptar!

Kandidati i Zonës së 6-të, të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), dr. Florin Besimi ka njoftuar se ka filluar ndërtimi i shkollës moderne në Reçicë të vogël, një nga premtimet e BDI-së dhe liderit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti.

Marketing

BDI, deri tash por edhe në të ardhmen, i jep rëndësi të madhe arsimit dhe për këtë qëllim, është dhënë premtimi se në Reçicë të vogël, do të ndërtoj një shkollë moderne.

Ky premtim i BDI-së, ka filluar të zbatohet, prandaj, Dr. Florin Besimi ka potencuar se “atë që e premtojmë edhe e bëjmë dhe me këtë rast ka falënderuar Ali Ahmetin, Teuta Arifin dhe Arbër Ademin.

Ja postimi i dr. Florin Besimi:

sot, nga takimet e mëhershme me strukturat profesionale, kanë vijuar me takime elektorale në Drenovec dhe lagjen Shkumbini në Tetovë, ku u shtruan çështjet e platformës politike për mandatin e ardhshëm qeverisës, 2020-2024.

Atë që e premtojmë edhe e bëjmë
Filluan punimet për ndërtimin e shkollës fillore “Naim Frashëri” në Reçicë të vogël
Faleminderit Kryetar #AliAhmeti
Faleminderit Kryetare e komunës #TeutaArifi
Faleminderit Ministër #ArbërAdemi