Dr. Ilir Hasani alarmon: Mos u hidhni me kokë në ujë, lëndimet mund të jenë të tmerrshme

Një nga traumatologët më në zë në rajon, dr. Ilir Hasani ka ngritur alarmin për shkak të lëndimeve të shumta që ndodhin në periudhën e verës, si pasojë e hedhjeve në ujë.

Marketing

Ai ka ngritur shqetësimin për lëndimet e shumta që paraqiten në plazhet tona, duke sugjeruar pushuesit të kenë kujdes maksimal. “Hudhja me kokë në ujë rrezikon lëndime të kurrizit dhe palcës në pjesën e qafës, të cilat në shumë raste çojnë në paralizë të pjesëshme apo totale të gjymtyrëve. Mos më sillni në pozitë të mos mund t’u ndihmoj. Lëndimi i palcës së kurrizit në pjesën e qafës, ndërron tërësisht kahjen e jetës së të lënduarit, familjes dhe shoqërisë tuaj”, është shprehur dr. Hasani.

Në vazhdim Hasani këshillon që notin ta shfrytëzojmë si kënaqësi, pasion dhe të njëjtin duhet ta pranojmë si sport që përmirëson shëndetin e jo si sport të rrezikshëm. “Uji është miku i njeriut dhe ne asnjëherë nuk duhet të luftojmë kundër tij sepse kurdoherë lufta e tillë jep ndëshkime të rënda në shëndetin dhe jetët tona” thot Hasani. Në vazhdim ai sugjeron prindërit që ti këshillojnë fëmijët e tyre për sjelljet në plazh duke i udhëzuar që të mos hidhen me kokë në ujërat e cekta.