Dr. Vedat Bekteshi-duart e kirurgut që trajton me sukses problemet shëndetësore që prekin sistemin urinar

D-r Vedat Bekteshi është një emër i njohur në Maqedoni si kirurg i dalluar në fushën e urologjisë e cila trajton gjithë organet e traktit urinar.
Specializimin ka mbaruar në Shkup, ndërsa është edukuar edhe në qendra të njohura të Turqisë dhe Evropës.

Marketing

Gjithashtu kirurgu i mirënjohur urolog gëzon një eksperiencë të gjatë pune në Klinikën universitare ku punon në Shkup dhe e ofronë shërbimet dhe përvojën e tij për pacientët edhe atë për të gjitha problematikat shëndetësore që prekin sistemin urinar.

D-r Bekteshi është një mjek shqiptar i gjeneratave të para që me shumë mund dhe sakrificë fillimisht ka mbaruar shkollën e mesme të mjekësisë Dr Pance Karagjozov në Shkup dhe më pas vazhdoi studimet në universitetin shtetëror më prestigjioz në Shkup, ku dalin kuadrot më dalluara në fushën e mjekësisë.

D-r Bekteshi një djal i ri i lindur në Lisice të Shkupit, që në fëmijëri tregoi vullnetin dhe përkushtimin që një ditë do të bëhet mjek dhe ta ushtroj me shumë dashuri profesionin më human në botë, duke ju ndihmuar pacientëve hallexhinj.
Rruga drejt sukesit për të arritur në majat e kirurgjisë terciale në Maqedoni, ka qenë e rrëndë, ai fillimisht u punësua në Klinikën Universtare për sëmundje kirurgjike Shën Naum Ohridski në Shkup, ku siguroi specializimin, dhe gjatë viteve mbaroi specializimin me sukses duke marr titullin kirurg-urolog.

Aktualisht punon në të njëjtën klinik.
D-r Bekteshi që në kontaktin e parë është shumë modest, shumë i pranueshëm për gjithë pacientët hallexhinj, ai me dije,korrektësi, afërsi dhe humor, bën që pacientët të ndihen komod dhe të jenë të sigurt për trajtimin e mëtutjeshëm qoftë me interevnim kirurgjik apo me metoda jo-invazive.

AUTOR I TEKSTIT: REXHEP ADEMI

Marketing