Draft-Raporti i Venecias/ Presidenca: Zero shkelje në kushtetutë, uluni zgjidhni krizën politike

Presidenca ka reaguar menjëherë pas draft-raportit të Komisionit të Venecias, në lidhje me faktin se presidenti Meta ka shkelur Kushtetutën.

Marketing

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi është shprehur se nuk ka asnjë lloj shkelje në Kushtetutë dhe që sipas tij tashmë e rëndësishme është që të fokusohemi tek vendimi i Bundestagut.

“ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS!

HARROJINI TRAKTET e porositura ngado që të vijnë!

E dinë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët me integritet se Presidenti i Republikës ka MBROJTUR Kushtetutën, rendin demokratik dhe pluralizmin politik, dhe ka SHMANGUR gjakderdhjen dhe Rajshtagun!
DËGJONI Bundestagun!
ULUNI URGJENT dhe ZGJIDHNI krizën e rëndë politike para se t’i shtoni kushte të tjera Shqipërisë!”