Dramë në Jeddah, Atletico e mposht Barcën me përmbysje dhe siguron finalen e Superkupës

Atletico Madrid është finalisti i dytë i Superkupës së Spanjës.

Marketing

Skuadra e Diego Simeones ka arritur të mposht 3:2 Barcelonën në Arabinë Saudite në një ndeshje të jashtëzakonshme, e përcjellë me shumë përmbysje.
Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi 0-0, ndërsa në të dytën u shënuan pesë gola.

Koke në minutën e 46’, kaloi Atletico Madridin në epërsi 0-1.
Barcelona u përgjigj shpejt, duke shënuar dy herë për përmbysje të rezultatit, me Messin në minutën e 51’ dhe Antoine Griezmann në minutën e 62’.

Fundi i ndeshjes ishte një dramë e vërtetë, me Alvaro Moratan që fillimisht barazoi në 2:2 nga penallita në minutën e 81’.
Për fitoren e madhe të Atleticos shënoi Angel Correa, në minutën e 86’, për t’i mundësuar skuadrën nga Madridi kalimin në finale të Superkupës.
Në finale, Atletico Madrid takohet me rivalët e Real Madrid.

Marketing