Dramë në Maqedoni! Gruaja futet në lokal, derdh benzinë dhe e kërcënon pronarin se do ta djeg objektin

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 22:10, është arrestuar një grua 32 vjeçe me iniciale K.I. në Prilep.

Marketing

Sipas Policisë, e njëjta ishte futur në një lokal dhe kishte kërcënuar pronarin se do ta digjte të njëjtin.

“Përkatësisht, me datë 16.03.2024, rreth orës 22:00, në DPB Prilep, T.K.(61) nga Prilepi ka raportuar se rreth orës 21:30, K.I ka hyrë në objektin e tij hotelierik në Prilep dhe ka spërkatur dyshemenë me një shishe të mbushur me lëng të ndezshëm dhe ka kërcënuar se do t’i vinte flakën objektit. K.I. është ndaluar në stacionin policor në Prilep dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzim përkatës”, shtojnë nga MPB.