Zv/kryeministri për luftimin e korrupsionit, Ljupço Nikollovski në një konferencë për shtyp, deklaroi se ka ndërmarrje publike në vend që shërbejnë vetëm për punësim dhe shpenzim të parave. Nikollovski paralajmëroi se do t’i shfuqizojnë ato në afat sa më të shpejt kohor.
“Ka ndërmarrje publike drejtorët e të cilave marrin paga më të larta se kryeministri, dhe ne do ta hetojmë atë,” tha Nikollovski.
Si shembull i ndërmarrjeve të tilla publike, Nikollovski theksoi “Agro Berza” për të cilën ai thotë se nuk ka asnjë arsye që të ekzistojë e njëjta dhe “Ekonomija” nga Idrizovo.
Ljupço Nikollovski është Zëvendës Kryeministri për Luftimin e Korrupsionit në qeverinë e re.