Drejtorët Fejzullai dhe Selami gëzojnë nxënësit me nevoja të veçanta me paketa për Vitin e Ri

Sot, me inicijativë të drejtorëve Lulzim Fejzullai, Drejtor i Ndërmarrjes publike për kullota dhe Abdul-Selam Selami, zëv.drejtor i Agjencisë për përkrahje finansiare në bujqësi dhe zhvillim rural, vizituan dhe gëzuan fëmijët me nevoja të veçanta të shkollave fillore “Hasan Prishtina” dhe “Imri Elezi”. Fëmijët e gëzuar për prezencën e mysafirëve u shoqëruan në klasat e adaptuar senzorike dhe morën paketat e Vitit të Ri të sjellur nga drejtorët. Njëherit, drejtoreshat e shkollave falenderuan mysafirët dhe i nderuan me mirënjohje dhe punime të nxënësve në shenjë bashkëpunimi dhe gjestin human.

Marketing