Ballina Aktuale Drejtori Abdusamed Shabani në krye të detyrës edhe në natën e Vitit...

Drejtori Abdusamed Shabani në krye të detyrës edhe në natën e Vitit të Ri

Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani vitin 2021 zgjodhi ta pret me punëtorët e tij të angazhuar për mirëmbajtjen e pastërtisë së qytetit edhe në natën e ndërrimit të moteve.

Marketing

Drejtori i NP Higjiena Komunale – Shkup, Abdusamed Shabani e kaloi natën e Vitit të Ri bashkë me punëtorët e obliguar për mirëmbajtjen e higjienës së rrugëve dhe hapësirave publike të Shkupit.

“Pas nesh është një vit jashtëzakonisht i vështirë në planin global. Të punësuarit e NP Higjiena Komunale – Shkup dhanë kontribut të madh në parandalimin e përhapjes së pandemisë së virusit KOVID-19, duke realizuar një numër të madh të masave dhe aktiviteteve të jashtëzakonshme. Falënderimin tim për mundin e tyre u përpoqa t’ua shpreh duke e pritur Vitin e Ri në shoqërim të tyre, në rrugët e qytetit tonë, ku ata çdo ditë në tre ndërrime e mirëmbajnë higjienën dhe pastërtinë në nivelin më të lartë të mundshëm. NP Higjiena Komunale – Shkup ua uron festën e Vitit të Ri të gjithë banorëve të qytetit të Shkupit, duke ju dëshiruar shëndet të mirë dhe shumë suksese në çdo plan” – tha Drejtori i NP Higjiena Komunale – Shkup, Abdusamed Shabani.

 

 

 

Exit mobile version