Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela – në vizitë pune në Këshillin Inspektues

Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, sot realizoi vizitë pune në Këshillin Inspektues, ku u takua me kryetaren e tij, Magdalena Filipovska – Grashkoska, dhe sekretaren e përgjithshme Daniela Rendevska. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se Këshilli Inspektues është një institucion kyç në sistemin e inspektimit dhe një takim i këtillë është më se i dobishëm, për arsye se paraqet një mundësi për të shkëmbyer mendime në lidhje me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në punën e këtij këshilli.

Marketing

Përkundër vonesës në realizimin e aspekteve të caktuara të ligjit në funksionimin e përditshëm të Këshillin Inspektues, në këtë takim u shqyrtuan dilema të caktuara në lidhje me zbatimin praktik të aktvendimit ligjor. Drejtori Y. Sela ofroi mbështetje të plotë në fushën e ndihmës profesionale për përkthimin dhe lekturimin e dokumenteve zyrtare dhe të akteve.

Gjithashtu, u dakorduan që, në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe të Administratës, të fillojë një procedurë për përshtatjen e akteve nënligjore që e përshkruajnë formën dhe përmbajtjen e akteve të inspektimit, për t’i siguruar versionet gjuhësore të akteve në të dy gjuhët zyrtare.

Të dy palët u zotuan ta avancojnë më tej bashkëpunimin në interes të sigurimit të plotë dhe të respektimit të qëndrueshëm të detyrimeve ligjore.

Marketing