Drejtori i burgut të Shutkës Gjoko Kotevski, ka njoftuar për incidentet që kanë ndodhur gjatë ditës në oborrin e burgut, ku fizikisht janë sulmuar dy ish ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, përcjell Portalb.mk.
Sipas drejtorit gjatë ditës rreth orës 13 gjatë kohës së shëtitjes së rregullt ka ardhur deri tek incidenti verbal mes personave S.R dhe Ll.K i cili më vonë ka kaluar në sulm fizik i cili menjëherë është ndërprerë nga shërbimet e burgut të Shkupit. Rreth orës 13:40 ka ardhur deri tek incidenti i dytë mes personave M.J dhe E.K i cili incident gjithashtu prej verbal ka kaluar në sulm fizik, shumë shpejtë është ndërpre nga shërbimet e burgut.
“ Pas incidentit personat S.R dhe M.J janë dërguar për kontroll mjekësor në shërbimet e burgut, pesroni S.R nuk është ankuar për ndonjë lëndim serioz, ndërsa presoni M.J është ankuar për dhimbje dhe mennjëherë është dërhuar në Spitalin “8 Shtatori” në Shkup”, tha drejtori Kotevski.
Udhëheqësia e Burgut hetues Shkup i dënon incidentet e tilla dhe thekson se dhuna nuk do të tolerohet dhe do të sanksionohet. Burgu do t’i ndërmerr të gjitha masat që personat e kyçur në incident të sanksionohen dhe do të veprojë me profesionalizëm.
Burgu i Shutkës do të kërkojë nëse është bërë ndonjë lëshim nga shërbimet e burgut në këtë rast si dhe do të hapet hetim dhe do t kërkohet përgjegjësi disiplinore.
Pas kontrollit në spitalin “ 8 Shtatori” Janakievski është kthyer në burgun e Shutkës.
Kujtojmë se dy ish ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, akuzohen për organizim të sulmit të përgjakshëm të “27 Prillit” dhe dje u është shqiptuar masa e paraburgimit 30-të ditor në Burgun e Shutkës.