Drejtuesit e Facebook, Apple, Amazon dhe Google në seancë dëgjimore para kongresmenëve amerikanë

Drejtuesit e kompanive më të mëdha të teknologjisë Facebook, Apple, Amazon dhe Google , sot do të marrin pjesë në seancën dëgjimore para kongresmenëve amerikanë, të cilët do të përpiqen të konfirmojnë fuqinë e tyre të tregut.

Marketing

Katër menaxherët kryesorë të këtyre gjigantëve do t’u përgjigjen pyetjeve të kongresmenëve përmes video-lidhjes për biznesin e tyre, monopolin dhe konkurrencën jolojale.

Kështu, themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, do të duhet të justifikojë veten për faktin se me marrjen e Instagramit dhe Whatsapp, kompania e tij është bërë tepër dominante në fushën e rrjeteve sociale.

Drejtori i përgjithshëm i Apple, Tim Cook do të duhet të shpjegojë se pse Apple duhet të marrë 15 deri 30 për qind të çdo shitje të re të aplikacionit të telefonisë celulare, drejtori i përgjithshëm i Google, Sundar Pichai për të shpjeguar monopolin e kërkimit në internet të kompanisë së tij, ndërsa pronari i Amazon, Jeff Bezos për të shpjeguar fushën e shitjes në internet.

Marketing