Drejtuesja e OSBE ODIHR: Kemi dëgjuar mbi akuzat për shit-blerje votash

Gjatë publikimit të raportit paraprak të OSBE ODHIR mbi zgjedhjet, drejtuesja e Misionit Ursula Gacek tha se procesi ka qenë i organizuar mirë, megjithatë ajo përmendi akuzat për shit-blerje votash për të cilat janë hapur hetime. 

Ambasadorja e OSBE ODIHR tha se këto hetime do të ndikojnë në besimin ndaj procesit zgjedhor.

“Pas disa konflikteve duhet rindërtuar besimi në Shqipëri. Ka pasur një pjesëmarrje të mirë në zgjedhje. Procesi i identifikimit që ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë proces, për të rritur besimin te populli shqiptar. Kjo është realizuar në një kohë të shkurtër dhe ka qenë një sfidë. Patjetër ka pasur disa probleme gjatë procesit zgjedhor. Megjithatë dita e zgjedhjeve ishte transparente dhe procesi zgjedhor ka qenë i organizuar mirë.

Marketing

Kam vizituar Durrësin, Beratin, Elbasanin, Lezhën. Jam takuar me kandidat, por edhe nga shoqëria civile, patjetër që kemi pasur një vëzhgim të gjerë që na ka lejuar të shohim ecurinë e këtij procesi. Kemi dëgjuar edhe për akuzat për shit-blerje votash. Por hetime janë hapur që para zgjedhjeve. Sigurisht që kjo ka ndikim në besimin ndaj procesit zgjedhor. Ne do të qëndrojmë këtu edhe gjatë javës në vijim, do të vazhdojmë të raportojmë. Do të qëndroj në Shqipëri deri në 7 maj, do ndjek me vëmendje çdo ankesë apo çdo problem të mundshëm”, tha ajo.